G7 premton mbështetje për sektorin e energjisë në Ukrainë

G7 dhe vendet e tjera partnere janë zotuar të mbajnë mbështetjen e tyre për sektorin energjetik të Ukrainës, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve dhe ndihmave të tjera humanitare gjatë dimrit, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit të SHBA pas një takimi të ministrave të jashtëm të grupit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, bashkëkryesuan takimin, në të cilin vendet gjithashtu premtuan të vazhdojnë bashkërendimin mbi përpjekjet e Ukrainës për të “modernizuar dhe dekarbonizuar rrjetin e saj të energjisë”, tha departamenti pas takimit virtual.

Ministrat e jashtëm përsëritën thirrjet që Rusia të ndalojë sulmet ndaj sistemeve të energjisë dhe ngrohjes të Ukrainës, shtoi Departamenti i Shtetit në një deklaratë. /albeu.com


Shtuar 24.01.2023 22:27

Tags: , , ,