G-Bani zbulon prapaskenat me Top Channel: Jam jashtë loje. Marrëdhëniet nuk janë të mira

G-Bani ka folur hapur në një intervistë per ‘Andale’ për marrëdhëniet e tensionuara me Top Channel, duke hedhur dritë mbi disa situata të pazakonta që kanë ndodhur pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

“Marrëdhëniet e Topit në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 gjëra që dyshoj pse janë të këqija,” tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një keqkuptim të vogël, por për një ftohje serioze.

Artisti tregoi se nuk është në listën e zezë të televizionit, por gjithsesi nuk është ftuar në evente të rëndësishme:

“Kur ishte finalja dhe prime-i pas Big-ut, unë nuk isha në listë të zezë, kishte njerëz që ishin… por nuk isha ftuar. Kush nuk ishte? Jozi dhe jo vetëm.”

Ai foli edhe për një turne të trupës së “Portokallisë”, ku ishte vetëofruar të merrte pjesë falas, por asnjëherë nuk mori konfirmim. “U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira.”

Në fund, G-Bani rrëfeu edhe një pendesë personale që lidhet me një postim në Instagram:

“Postova diçka që isha shumë i mërzitur me një njeri dhe ai postim më erdhi boomerang. Humba mundësinë të flas me dikë që tani nuk flas dot më.”


Shtuar 4.08.2025 15:51