Pas rikthimit të tij në shtëpinë e BBVA, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Gjestit.
Dyshja, e cila më parë kishte pasur momente tensionesh, tashmë po komunikon me një qetësi dhe mirëkuptim më të madh.
Gjatë një bisede në oborr, G-Bani e pyeti Gjestin për arsyen pse ai vendosi ta rikthente sërish në lojë.
Përgjigja e reperit ishte e drejtpërdrejtë: “Se mrena je i mirë, di me vërejtë shumë mirë”.
Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë një dinamikë të re në vazhdim.
Sjellja e ndryshuar e G-Banit dhe vlerësimi i Gjestit për të tregojnë një raport që mund të evoluojë ndryshe nga sa është parë më herët.
A do të vazhdojë kjo qasje pozitive mes tyre apo do të ketë sërish tensione? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme.