Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për kapitenin dhe mekanikun e peshkarexhës të cilët akuzohen se kanë futur 80 mijë litra naftë në Durrës kontrabandë.
Flamur Alia dhe Nuri Xheka deklaruan para trupiut gjykues se kishin zgjedhur ta merrnin naftën në Libi duke qenë se ishte shumë më lirë se në Shqipëri.
Aliu tha se qëllimi i blerjes së naftës nuk ka qenë kontrabandimi i saj, por për të pasur sa më shumë rezerva për anijen. Deklarimin, ai thotë se nuk e ka bërë dot sepse në momentin që ka mbërritur në Durrës ka qenë fundjavë dhe ka vendosur që të presë ditën e hënë, por ngarkesa u zbulua më herët.
“Jam familjar dhe gjithë jetën jam marrë me punë të ndershme dhe kurrë nuk e kam shkelur ligin. Dua të theksoj se sasia e naftës që kishim për udhëtim vajti deri në fund. Meqë mua më kishin thëne se në Libi ne qytetin e Bengazit nafta ishte shumë e lirë, mu mbush mendja duke u thëne edhe marinarëve që me që nafta po mbaronte u drejtuam tek ky qytet. Pasi u furnizuam erdhën në Durrës. Dua te theksojë se këtë sasi nafte i takonte anijes dhe meqë binte dite e shtunë dhe e djelë e lashë për ditën e hënë që ta raportoja në Doganë,” tha ai ndër të tjera.
Flamur Aliu dhe Nuri Xheka u arrestuan më 4 gusht.