Futbollisti i kombëtares frikëson të gjithë, humb ndjenjat në mes të ndeshjes

Frikë dhe panik për mbrojtësin e përfaqësueses Frederic Veseli.

Futbollisti që aktivizohet me skuadrën e Salernitanës në Serinë B italiane luajti ndaj ish-skuadrës së tij Empoli takim icili u mbyll me rezultatin 2-0.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, 28-vjeçari, humbi për disa sekonda ndjenjat, ndërsa pas ndërhyrjeve të mjekëve, gjithçka u normalizua.

Sapo ndeshja rifilloi, futbollisti u zëvendësua menjëherë. Fatmirësisht, gjendja e futbollistit shqiptar, paraqitet e qëndrueshme. Nëpërmjet një story në rrjete sociale, Veseli ka konfirmuar se është mirë me shëndet, duke falenderuar të gjithë për mesazhet e dërguara.


Shtuar 7.05.2021 21:30