Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë portieri legjendar i Tiranës

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, Ilir Elini, portieri i njohur kampion i 17 Nëntorit të Tiranës, skuadrës legjendare të viteve 60-70.
Ilir Elini është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme.

Pas lajmit që Elini është ndarë nga jeta kanë reaguar dhe disa ish-lojtarë të periudhës kur ka luajtur dhe portieri i 17 Nëntorit.

Bujar Tafaj: Djalë i shkëlqyer, portier i mirë, pozicional. Më zëvendësoi mua kur ika ushtar.

Luigj Bytyçi: Në momentet më të mira të ngritjes së 17 Nëntorit lart, Ilir Elini ka qenë me ne!

Niko Xhaçka: Ka qenë djalë shumë shumë mirë! Ka qenë kampion me të rinjtë dhe me ne në sezonin 1964-1965.

Portieri legjendar e ka nisur pikërisht tek ekipi i Tiranës. Në katërkëndëshin e portës bardheblu ishtë padiskutim titullar si në ndeshjet e vogla dhe të mëdha. Ai ka qenë pjesë e ekipit bardheblu edhe në sezonin 1964-1965, kur 17 Nëntori u shpall kampion për hertë të parë, një titull historik./albeu.com/