Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-gjyqtari i njohur

Ndërron jetë një prej emrave të njohur të arbitrimit në vendin tonë, Astrit Mema.

Ish-arbitri i kolegjiumit të Gjirokastrës në vitet ’90, ka drejtuar në nivelet më të larta të futbollit në vendin tonë.

Pasi mbylli karrierën në fushën e lojës, Mema u bë kryetari i Kolegjiumit të Gjirokastrës dhe për shumë vite, ka qenë edhe vëzhgues i FSHF-së.

Disa vite më parë, ai u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u largua nga fushat e futbollit, duke u zhvendosur në Tiranë, ku ka jetuar vitet e fundit, teksa sot është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta të tij.


Shtuar 23.01.2024 20:16