Futbolli shqiptar në zi, 28-vjeçari humb jetën në fushën e lojës (EMRI+FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin shqiptar gjatë sfidës gjysmëfinale të kampionatit amator 9×9, mes ekipeve FC Dajti dhe FC Luminesa, ku një futbollist ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Bëhet fjalë për Bledar Hajdarin, 28-vjeç, futbollist i skuadrës së Dajtit, i cili ka pësuar një atak kardiak në fushën e lojës.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen, është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi shëndetësor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Hajdari e kishte nisur karrierën me të rinjtë e Internacional, ndërsa më pas është ishte aktivizuar edhe me Kevitan, Valbonën, Orikumin dhe Skraparin.

Pas një muaji ai do të mbushte 29-vjec, por goditja në zemër i mori jetën.

 

 


Shtuar 16.04.2025 07:38