Fushatë në Teatrin e Operas për zgjedhjet e 14 majit, KAS gjobit Veliajn dhe Margaritin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është gjobitur me 155.000 lekë të reja nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ.

Sipas KAS, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit, Veliaj ka shkelur ligjin dhe ka bërë fushatë në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gjithashtu, për të njëjtin rast është gjobitur 2,500 lekë ministrja Elva Margariti dhe drejtoresha e TKOB, Abigeila Vushtina, me të njëjtën vlerë monetare.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”. Me shumicë votash, KAS vendosi sanksion administrativ:

-Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj

-Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti

-Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Veliaj u rizgjodh për herë të tretë kryabshkiak i Tiranës.

Ai kandidoi nën siglën e PS-së, përballë kandidatit demokrat Belind Këlliçi./Albeu.com


Shtuar 14.11.2023 12:39