Zara shprehu keqardhje për keqkuptimin e krijuar nga fushata reklamuese që shfaq kukullat dhe statujat e gjymtuara të mbështjella me të bardha, gjë që nxiti thirrje për bojkot nga disa aktivistë pro-palestinezë.
“Fatkeqësisht, disa klientë u ndjenë të ofenduar nga këto imazhe, të cilat tashmë janë hequr, dhe panë në to diçka që nuk kishte lidhje me qëllimet e krijimit të tyre”, thuhet në një mesazh të postuar në llogarinë e Zara-s në Instagram.
Mijëra komente u postuan në këtë llogari për fotot e fushatës, shumë të shoqëruara me flamuj palestinezë, ndërsa #BoycottZara u bë virale në Twitter (X).
Protestuesit panë në fotot e fushatës imazhe që i referoheshin Gazës. Postimet e kompanisë në Instagram që shfaqnin fushatën u hoqën.
“Zara i vjen keq për keqkuptimin, ne shprehim përsëri respektin tonë të thellë për të gjithë”, thuhet në mesazhin e kompanisë, ku sqarohet se fushata është frymëzuar nga moda e meshkujve të shekujve të kaluar.
Fotot tregojnë një punishte me shkallë, materiale paketimi, arka dhe vinça dhe punëtorë me uniforma pune.