Furtunë në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj shkarkon 12 drejtorë

Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka shkarkuar 12 drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Për shkak se dyshohet se janë përfshirë në afera kurruptive, kryebashkiaku socialist Erion Veliaj, ka bërë furtunë shkarkimesh.

Raportohet se disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të Bashkisë, janë zëvendësuar sot me emra të rinj që po mbahen ‘sekret’ nga Veliaj, i cili sot për herë të parë u kujdes që të bëjë njoftim për këto ndryshime.

Vendimi është marrë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës janë përfolur shpesh për abuzime me paratë publike. Këto shkarkime, raportohet se vijnë nga frika e ndonjë arrestimi të mundshëm nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

SPAK shpesh herë pas here bashkëpunon me qeverinë apo pushtetin lokal socialist, duke pritur shkarkimin më pas “kërcasin” prangat e arrestimeve.

Afera më skandaloze ka qenë ajo që njihet “Skema 5D”, që kishte në qendër një kompani të ngritur nga disa drejtorë të këtij institucioni që merrnin për vetë tenderat e Bashkisë. Në burg janë për këtë aferë ish-drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.


Shtuar 25.10.2024 12:22