Furnizohej në mënyrë të paligjshme me energji, OSSH i ndërpret dritat pallatit në Shëngjin

OSHEE ka konstatuar një pallat shumëkatësh në Shëngji, i cili furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat, ndaj subjektit u ndërmorën masa administrative i është ndërprerë energjia.

“Vijojnë kontrollet e strukturave të OSSH kundër abuzuesve të energjisë elektrike, me qëllim vendosjen e rendit ligjor dhe formalizimin e mëtejshëm të sektorit.

Nën drejtimin e Drejtorisë Rajonale OSSH Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, kanë zbuluar dhe proceduar në polici subjektin privat, pasi vidhte energji elektrike në zonën e Shëngjinit.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast./Albeu.com.


Shtuar 2.08.2023 15:02