Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit “mbretit” të modës italiane, Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë më 4 shtator 2025, në moshën 91-vjeçare.

Trupi i stilistit legjendar u vendos për homazhe publike, ndërsa e hëna është shpallur ditë zie zyrtare në qytetin e Milanos.

Sipas asaj që është bërë e ditur, ceremonia private e varrimit do të mbahet nesër në fshatin e lindjes së Armanit, Valta di Rentina, në provincën Piacenza, në juglindje të Milanos.

Homazhe nga bota e modës, politikës dhe sportit

Në homazhet publike morën pjesë figura të njohura nga fusha të ndryshme si moda, arti, politika dhe sporti. Donatella Versace solli një buqetë me lule të bardha të shtunën, ndërsa vëllai i saj, Santo Versace, u shfaq i përlotur të dielën.

Ndër të pranishmit ishin gjithashtu Dean dhe Dan Caten, dyshja kanadeze pas markës Dsquared2, krijuesi i linjës së Ferrarit, Rocco Iannone, stilisti britanik Neil Barrett dhe italiani Andrea Incontri.


Shtuar 7.09.2025 23:15