Një luftanije e Tajlandës është përmbytur gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës dhe për pasojë 31 marinarë rezultojnë të zhdukur. Në momentin e përmbysjes, në luftanije ndodheshin më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit.
Autoritetet kanë deklaruar se janë shpëtuar 75 anëtarë të ekuipazhit, por 31 janë ende të zhdukur në detin e trazuar.
“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë,” tha një zëdhënës i marinës për BBC.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë natës për të gjetur të zhdukurit, ndërkohë që operacioni i tyre po vazhdon ditën e sotme.
Marinarët kanë kërkuar të hapet një hetim për të shkakun e katastrofës.
“Kjo pothuajse nuk ka ndodhur kurrë në historinë e forcës sonë, veçanërisht me një anije që është ende në përdorim aktiv,” tha zëdhënësi Admiral Pogkrong Monthardpalin për BBC.
Anija kishte qenë në një patrullë vetëm 32 km (20 milje) në perëndim të Bang Saphan, në provincën Prachuap Khiri Khan, kur u përfshi nga stuhia ditën e dielë.
Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm fregata HTMAS Kraburi arriti tek anija përpara se ajo të fundosej.