Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Petalidi të Greqisë, ku një anijë është fundosur.
Sipas mediave helene, 16 emigrantë kanë mbetur të vdekur. Mësohet se në bordin e anijes ndodheshin 40 persona.
Në orën 8 të mëngjesit të sotëm trupat e vdekur janë transferuar drejt morgut ndërsa forcat policore, zjarrfikësja, rojet bregdetare, dhe ushtria me ndihmën e një helikopteri po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur.