Fundjava “bllokon” Elbasanin, trafik i rënduar për në juglindjen e vendit

Shumë qytetarë këtë fundjavë, kanë vendosur që t’i drejtohen lindjes së vendit, teksa është shkaktuar trafik kilometrik në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Raportohet se autostrada Tiranë–Elbasan është prekur nga trafiku i rënduar në disa kilometra, veçanërisht në rrethrrotullimin e Bradesheshit dhe pranë unazës së Elbasanit, ku radha e makinave është kilometrike.

Ndërsa pritet që rritet numri i automjeteve gjatë orëve në vijim, për shkak të pushimeve të kësaj fundjave.

Duket se qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, kanë zgjedhur juglindjen për të kaluar fundjavën.


Shtuar 6.12.2025 16:15