Fundi i luftës, Macron: Varet nga Ukraina nëse do që t’i lëshojë territore Rusisë

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Kiev ka deklaruar se Ukraina është ajo që vendos nëse dëshiron të lëshojë territor ndaj Rusisë apo jo, në mënyrë që t’i jepet fund luftës.

“Kjo varet nga vetë Ukraina, se si do të vendosë ajo”, tha Macron për televizionin TF1 kur u pyet se cilat lëshime, përfshirë territorin e saj, duhet të pranojë Ukraina. Ndërsa shtoi se “Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, sipas ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhimisht ndaj Ukrainës.”

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, duke vizituar Kievin ata thanë se ka shpresë që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është shprehur vazhdimisht se Ukraina nuk do të pranonte të heqë dorë nga ndonjë territor i saj si rezultat i pushtimit të Rusisë./albeu.com