Të tjera detaje kanë dalë pas dëshmive të njëpasnjëshme të Nuredin Dumanit lidhur me vrasjet e realizuara në Shqipëri.
Dumani u shpreh para trupit hetues se ai kishte fshehur makinën tip “Passat”, e cila mendohet se është përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit në shtëpinë e 71-vjeçarit Murat Juba.
Por i moshuari nga fshati Karinë i Peqinit, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin e Ora News, Elton Qyno, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke u shprehur se në kohën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja, nuk ka qenë fare në Shqipëri. Juba ka si alibi djemtë e tij, tek të cilët pretendon se ka qëndruar në Itali. Madje shton senuk ka asnjë lidhje me rastin e fshehjes së makinës, por shton se banesa nuk i është kontrolluar kurrë banesa nga Policia.
“Shtëpia ime, nuk është kontrolluar asnjëherë nga policia dhe prokuroria, pasi nuk është fshehur asnjë makinë. Nuk kemi lidhje me Dumanin dhe askënd nga shokët e tij”-ka treguar 71-vjeçari.
Pak muaj më parë për kapjen e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, Policia e Elbasanit ka ushtruar kontroll në banesën e L.Jubës dhe B.Jubës në fshatin Karinë të Peqinit. Ishte Dumani ai që përmendi dhe emrin e Murat Jubës, duke sjellë aktivizimin e verifikimeve për të, ku këtë herë hetimi po ndiqet nga prokuroria e posaçme SPAK.
Bashkë me ish-kryetarin e Komunës Karinë, Dumani ka treguar për prokurorët e SPAK, se protagonist ka qënë dhe vëllai i tij, i cili në vrasjen e marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën e krimit, në zonën e “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë.