Frymëmarrje në fundjavë, çfarë ndodh me motin të shtunën dhe të dielën

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Ditën e Shtunë dhe Ditën e Diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Hera-herës rrebeshe e  shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht Ditën e Diel. Valëzimi  në  dete do te jetë I forcës 1-2ballë.


Shtuar 23.06.2023 16:22