Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku viktimë mbetën Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Arbët Hoxhaj dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.
Bëhet me dije se 4 autorët e ngjarjes së rëndë prej ditësh kanë survejuar dhe ndjekur lëvizjet e Martinajt.
Ndërkohë Diklen Vataj luante rolin e bodigardit të 23-vjeçarit, që dyshohet për vrasjen e dy ish-policëve, Xhulio Prelës dhe Xhelal Reçit.
Ndërkohë Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “Vë Passat”, që dyshohet se u shkrumbua pas sulmit me breshëri plumbash.
Automjeti ku po udhëtonin tre persona u qëllua me rreth 50 plumba, ndërsa lëvizte në mbikalimin e Fushë Krujës, ku për pasojë dhe mori flakë.
Makina e autorëve që dyshohet të jenë katër vetë është gjetur pak pas atentatit në fshatin Larushkë. Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur në krim. Ndërkohë armë u zbuluan edhe në makinën e shkrumbuar të viktimave.