Të ka ndodhur të frikësohesh, të dridhesh apo të të thahet goja, kur gjendesh në një ambient të mbyllur, edhe nëse ky është një vend i zakonshëm, si për shembull ashensori, autobusi, një dhomë e vogël; avioni, metroja, makina, vendi ku bëhet rezonanca magnetike etj.? Nëse po, atëherë ti vuan nga klaustrofobia, nga frika prej vendeve të mbyllura.
Megjithëse termi psikologjik është ky, në të vërtetë, klaustrofobia është e ndryshme, në varësi të rastit dhe të njeriut dhe, nëse vërtet kërkon të shpëtosh prej saj, nevojitet një analizë e thelluar psikologjike…
Simptomat e klaustrofobisë, veç të tjerash, mund të rëndohen edhe në praninë e publikut. Kur një klaustrofobik është i detyruar të përjetojë në publik një situatë të vështirë apo sikletosëse, ndjenjat e turpit dhe të sikletit do t’i zgjojnë atij ndjesinë e parehatisë.
Kurat për klaustrofobinë
Duhet thënë edhe se nuk është gjithmonë e nevojshme të eliminojmë plotësisht frikën nga vendet e mbyllura. Mjafton që pacienti të mësojë të bashkëjetojë me problemin e tij.
Klaustrofobia trajtohet me psikoterapi, me teknikat e relaksimit, me terapi kognitive të sjelljes, në disa raste, me ilaçe (siç janë për shembull, antidepresivët dhe anksiolitikët)./albeu.com