Gjatë paradites së sotme, janë ndjerë dhe dy lëkundje tërmeti në vend, pas atij të mbrëmshmit në Klos të qarkut Dibër, që ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter.
Tërmeti shkaktoi frikë te banorët e zonës, por dhe në qytete të tjera ku u ndje, përfshirë Tiranë.
Lëkundjet e sotme kanë trembur sërish qytetarët, por për News 24, sizmologu Rrapo Ormeni tha se, qytetarët duhet të qetësohet dhe se nuk ka vend për panik. Gjithashtu theksoi se pasgoditjet janë një proces normal.
“Janë tërmete pas goditje që pas goditjes së mbrëmshme që ishte kryesore. Ka pasur rreth 90 pasgoditje, por me magnitudë shumë të ulëta, gjë që është proces normal pas goditjes kryesore që ishte 4.7. Pasgoditjet varen nga madhësia e goditjes kryesore, nuk mund të themi të njëjtën gjë për tërmetin e Durrësit”, tha sizmologu Ormeni.