Franca zbulon negociatat: Kur mund të ndodh takimi Putin-Biden

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin kanë rënë dakord në parim të takohen së shpejti.

Takimi pritet të mbahet në një samit të propozuar nga homologu i tyre francez Emmanuel Macron.

Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, tha se një samit midis presidentëve amerikanë dhe rus “nuk do të ndodhë përpara të enjtes”.

Kushti i Shtëpisë së Bardhë është që takimi të mbahet vetëm nëse Rusia nuk pushton Ukrainën.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të flasë me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, të hënën dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken të enjten.

Beaune i përshkroi këto takime si “takime përgatitore” për një samit midis dy presidentëve.

“Ne do ta shohim situatën” pas atyre diskutimeve, tha ai.

Liderët rusë dhe amerikanë kanë rënë dakord në parim për një takim dypalësh për të diskutuar tensionet rreth Ukrainës, pas thirrjeve me presidentin francez Emmanuel Macron, duke përfshirë tre orë diskutim me Putinin, sipas Beaune.

“Shpresa diplomatike është rikthyer nga Macron”, tha ai./albeu.com/