FOTO+VIDEO/ Deputeti publikon pamjet: Shqiptarët në radhë për naftë më të lirë në Mal të Zi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka publikuar një foto nga pika kufitare e Muriqanit, ku shihen radhë të gjata automjetesh që presin për të kaluar drejt Malit të Zi.

Sipas tij, kjo situatë vjen si pasojë e çmimeve të larta të karburanteve në Shqipëri, të cilat po detyrojnë qytetarët të kalojnë kufirin për të siguruar naftë më të lirë.

Të lidhura

None found

Kriza e Spiropalit del hapur, incidenti në mbledhje detyron Ramën të ndërhyjë me ultimatum

Reagimi i plotë i Gjin Gjonit:

Radhë kilometrike në pikën kufitare të Muriqanit. Shqiptarët, të grabitur çdo ditë nga taksat dhe çmimet abuzive të vendosura nga qeveria e Edi Rama, detyrohen të presin me orë të tëra në kufi për të siguruar naftën më të lirë.

Ky është turpi i një shteti që nuk mbron qytetarët e vet, por i detyron të poshtërohen për mbijetesë. Një dështim i hapur dhe një abuzim që s’mund të fshihet më. Në Mal të Zi, nafta 1.65 €, në Shqipëri 220 lekë ose 2.3 euro për litër.


Shtuar 28.03.2026 23:23