FOTOLAJM/ Lulzim Basha rrëkëllen një teke raki me babanë e Ervis Martinajt

Lulzim Basha e ka pozicionuar deri më tani veten si “politikan të pastër”, ndryshe nga Rama dhe Berisha. Sëfundmi ai ka propozuar në Kuvend edhe një projektligj për vettingun e politikanëve, përmes të cilit kërkon që institucionet të jenë ekstrem në raport me ta kur bëhet fjalë për rastet kur zbulohen lidhje me elementë kriminalë.

Gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që Rama merret me zgjidhjen e halleve të botës, kurse Berisha në luftë me SPAK-un, amerikanët dhe anglezët, Basha po del nëpër Shqipëri për të rindërtuar figurën e tij politike të rrënuar prej humbjeve të vazhdueshme në krye të PD-së si edhe investigimeve të mediave të huaja në lidhje me sponsorizimin e tij prej fondeve ruse.

Ndalesa e radhës e Bashës ishte në Kurbin, ku gjatë takimit me banorët e zonës ka rrëkëllyer një gotë raki edhe Mustafa Martinajn. Mustafa Martinaj është babai i Ervis Martinajt, i cili është i zhdukur që prej gushtit 2022.

Që para zhdukjes, Ervis Martinaj ishte një ndër më të kërkuarit e policisë, i akuzuar për një mori veprash penale.

Ndërkohë, babai i tij, Mustafai është një njeri i lirë, ndoshta i respektuar në zonë dhe sigurisht që nuk ka përgjegjësi për bëmat e të birit, por kjo nuk do të thotë që Lulzim Basha të mos tregojë kujdes, të paktën në publik se me kë takohet dhe me kë pi raki.

Jo për gjë, port ë njëjtën gjë kërkon edhe ai nga politikanët e tjerë në projektligjin që ka propozuar. Madje, shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë djegur nga vettingu pikërisht prej “kontakteve të papërshtatshme”. /albeu.com


Shtuar 8.11.2023 12:19