Kampi opozitar vijon të jetë i përçarë, jo më në dy grupime, por në tre.
Megjithatë, ditën e sotme që pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, më shumë se 40 deputetë të opozitës mblidhen së bashku në një takim të thirrur nga Gazment Bardhi.
Pas përçarjes për shkak të shpalljes së ish-kryeministrit non-grata që u pasua nga pezullimi i tij nga grupi parlamentar, 39 deputetë të listës së PD-së dhe 4 aleatë u mblodhën sot për të dalë me një qëndrim të përbashkët se si do të funksionojë ky grup në Kuvend.
Megjithatë, pavarësisht se janë bërë bashkë, siç duket edhe nga fotot, deputetët e Berishës dhe ata të Bardhit janë ulur përballë njeri- tjetrit. Berisha qëndron me 13 deputetë në njërën anë të tryezës, ndërsa përballë tij është Gazment Bardhi me deputetët që i kanë qëndruar deri tani në krah dhe katër aleatët, Mediu, Dule, Duka dhe Shehi.
Nga ana tjetër, kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha mblodhi kolegjin e kryetarëve. Në krah të tij ndodhej deputeti Enkelejd Alibeaj.
Kreu i PD-së i bëri thirrje Bardhit dhe deputetëve që i dolën kundër që të ndryshojnë kah dhe të pozicionohen në vlerat euroatlantike.
Për ata që kanë zgjedhur rrugën e Berishës dhe nuk reflektojnë Basha u uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan.
Të pranishëm në mbledhjen Berisha-Bardhi
Gazment Bardhi;
Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
Dhurata Çupi;
Saimir Korreshi;
Dashnor Sula;
Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
Zheni Gjergji;
Qani Xhafa;
Helidon Bushati;
Ramadan Likaj;
Xhelal Mziut;
Flamur Hoxha;
Bledion Nallbati;
Agron Gjekmarkaj;
Ferdinand Xhaferaj;
Ervin Salianji;
Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
Fatmir Mediu (PR);
Agron Duka (PAA);
Vangjel Dule (PBDNJ);
Dashamir Shehi (LZHK);
Greta Bardeli;
Ina Zhupa;
Isuf Çela;
Asllan Dogjani;
Bujar Leskaj;
Edi Paloka;
Kastriot Piroli;
Lindita Metaliaj;
Ludovik Hasanaj;
Sorina Koti;
Tomorr Alizoti;
Edmond Spaho;
Albana Vokshi;
Flamur Noka;
Oerd Bylykbashi;
Luan Baçi;
Tritan Shehu;
Sali Berisha;
Kasem Mahmutaj;
Elda Hoti
Emilja Koliqi
Mungojnë:
Lulzim Basha;
Enkelejd Alibeaj;
Orjola Pampuri;
Arbi Agalliu;
Kreshnik Çollaku
Eralda Bano;
Flutura Açka;
Merita Bakiu;
Selaudin Jakupllari;
Andia Ulliri;
Shpëtim Idrizi (PDIU);
Mesila Doda (PDIU);
Nusret Avdullaj (PDIU);
Gëzim Ademaj (PDIU);
Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
Orjela Nebiaj;