Soraya Rifi, influencerja 30-vjeçare me origjinë franceze ka përjetuar një ngjarje të rëndë dhe traumatike pas një sulmi të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e së premtes në banesën e saj.
Më pas, ajo u spërkat me zbardhues, një veprim që autoritetet po e interpretojnë si përpjekje për të fshirë gjurmët. Rifi ka deklaruar se humbi vetëdijen gjatë sulmit dhe nuk kujton me saktësi gjithçka që ndodhi. Aktualisht, policia franceze po heton edhe mundësinë e një sulmi seksual,bazuar në shenjat dhe dëmtimet fizike të konstatuara nga mjekët.
Nga banesa e saj u vodhën sende me vlerë të konsiderueshme, përfshirë një byzylyk Cartier, dy çanta dore luksoze, një orë Rolex dhe çelësat e makinës dhe shtëpisë. Zëdhënësi i saj theksoi se “i gjithë trupi i saj është një vendngjarje krimi”, duke nënvizuar traumën e thellë fizike dhe psikologjike që ka përjetuar Rifi.
Gjithashtu, mësohet se influencuesja kishte marrë kërcënime dhe ishte përballur me tentativa shantazhi vetëm dy javë para ngjarjes.
Gjatë një interviste për gazetën Le Parisien, 30-vjeçarja u shpreh: Jam e shpërfytyruar, e neveritur, e frikësuar. Ekspozimi i madh ndaj mediave çon në situata të rrezikshme. Do të largohem përgjithmonë nga Marseja dhe do të braktis rrjetet sociale për momentin.