Ish-banori i Big Brother VIP 4, Xum Allushi, ka reaguar pas mungesës së tij në spektaklin e së shtunës, duke sqaruar arsyet e heshtjes së tij.
Në një postim në Instagram, Xumi falënderoi ndjekësit për mbështetjen dhe mesazhet, duke theksuar se nuk ishte i informuar për rikthimin e disa banorëve, çka e bëri të distancohej nga situata.
Ai shprehu mirënjohje ndaj produksionit të BBV4 dhe stafit të Top Channel, por theksoi se nuk do të jetë kurrë një “lëpirës fame.”
“Mu s’më bën ai spektakël, unë e bëj spektaklin,” shkroi ai në fund të reagimit të tij, duke lënë të kuptohet se ka ende shumë për të thënë.