Fshati Bushat në Vaun e Dejës është tronditur nga një shpërthim me tritol.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 01:40 dhe lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e zyrave të OSHEE-së.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të OSHEE-së të cilat ndodheshin të parkuara në oborr.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shkallën e dëmtimit të ndërtesës pas shpërthimit.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Albeu.com/