Që me rrugëtimin e tij në “BBVA4” ku përplasjet i ka patur të shumta me fituesin e këtij edicioni, Gjestin, Vserlo ka shpërthyer me reagime kundra tij në rrjet herë pas here.
Së fundmi Vserlo ka ngritur dyshimet se numri i shikimeve të këngëve të Gjestit janë të blera.
E sot përmes një postimi të bërë në InstaStoryn e tij, Vserlo publikoi lajmin se disa këngë të Gjestit i janë fshirë nga platforma e Youtube, e dyshohet se projektet e tilla muzikore janë hakuar.
Postimi në fjalë është nënkuptuar si ironic ndaj Gjestit. E kjo jo më kot!
Kujtojmë se dhe para pak ditësh, Vserlo përmes një postimi të bërë në rrjet bëri një krahasim të shikueshmërisë të këngëve më të fundit të Eglit e Gjestit me këngët e Miley Cyrus dhe Beyonces.
Sipas tij, Egli e Gjesti i kanë blerë klikimet e tyre dhe këtë e tregoi mjaft qartë me provat e tij.