FOTO/ Vesa bën ndryshimin e papritur në pamje

Vesa Vllasaliu njihet për eksperimentimet e saj të shpeshta me pamjen, dhe këtë herë ka vendosur sërish të surprizojë ndjekësit me një ndryshim të ri dhe tërheqës.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka publikuar një video nga salloni i bukurisë, ku shihet gjatë procesit të ngjyrosjes së flokëve.

“Kush po ja qëllon çfarë ngjyre jam tu bo ksaj here?”, shkruan Vesa në një story, duke i lënë fansat të hamendësojnë rezultatin.

Vetëm pak orë më vonë, ajo ka zbuluar look-un përfundimtar: flokë më të errëta, dhe plot shkëlqim, të cilat i japin një pamje të freskët dhe verore. Reagimet e ndjekësve kanë qenë menjëherë pozitive, duke vlerësuar stilin dhe guximin e saj për të ndryshuar.

Po juve, si po ju duket Vesa me këtë ndryshim të ri?


Shtuar 5.06.2025 12:15

Tags: ,