FOTO/ U vra nga i ati me çekiç, 50-vjeçari babai i 3 fëmijëve ishte ktheyr nga Gjermania pas divorcit me gruan

Këta që shihni në foto janë Hamdi dhe Shefki Bylykbashi, nga fshati Zvezdë i Maliqit.

Dyshohet se 77-vjeçari Shefki Bylykbashi vrau me çekiç djalin e tij, 50-vjeçarin Hamdi Bylykbashki pas një konflikti mbrëmjen e djeshme.

Fillimish ngjarja u raportua si aksidentale nga familjarët. Ata raportuan në polici se 50-vjeçari ishte rrëzuar në banesë në gjendje të dehur dhe kishtë marrë dëmitime në kokë.

Më pas policia pas hetimeve bëri të mundur zbardhejn e ngjarjes.

Dyshohet se pas një konflikti të fortë me të atin, 50-vjeçari ka tentuar ta hedhë në pusin e ujit në oborr, ndërsa 77-vjeçari e ka goditur disa herë me çekiç në kokë.

Mësohet se viktima ishte i divorcuar dhe ishte kthyer para pak kohësh nga Gjermania.

“Jetonte në Gjermani bashkë me familjen dhe ka pak kohë që është kthyer. Mosmarrëveshjet me familjen e tij kanë bërë që të kthehet në vendlindje.
Kishte 3 fëmijë. Nuk kishin konflikte me parë”, ka thënë një banor./Albeu.com/


Shtuar 18.02.2023 10:37