FOTO/ U kap me 1.1 ton kokainë, ja kush është Fatjon Prendi

Fotoja e Fatjon Prendit, kreut të organizatës kriminale që u shkatërrua disa ditë më parë në Greqi është publikuar nga mediat fqinje. Në operacionin e 25 shtatorit 2025, u sekuestruan gjithsej 1.1 ton kokainë dhe 1,640 fidanë, ndërsa të ardhurat e paligjshme nga aktivitetet e organizatës vlerësohen të paktën në 8,000,000 euro. Nga sasia e drogës nonkuptohet se se organizata ishte e aftë të furnizonte një qark të gjerë trafikimi.

Pas Prendit në hierarki të grupit vinte 36-vjecari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e kreut të grupit, u vunë në pranga dhe 35-vjeçarja Brisejda Cami, 73-vjeçarja Pashke Gega dhe 35-vjeçarja Zoje Ndoj. Në pranga gjatë operacionit ra edhe 50-vjeçari Arben Mashi, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë, ndërkohë që rezultoi se jetonte në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Prendi rezulton me precedentë penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje, ndërsa 50-vjecari Arben Mashi rezulton me precedentë penalë për organizatë kriminale, drogë e armë si dhe shkelje të ligjit mbi emigrantët.


Shtuar 27.09.2025 21:37