FOTO/ U arrestua sot nga operacioni i SPAK, del foto e shefit të komisariatit të Laçit

Personi që shihni në foto është Dritan Metaj, i vetmi i arrestuar nga vijmësia e operacionit të koduar “Flakë në det” faza e parë e të cilit u finalizua në gusht të 2023.

Metaj është shef i komisariatit të Laçit i lidhur me bandën në zonën e Fushë Kuqes. Ai akuzohet nga policia, si mbështet i grupit të strukturuar kriminal të drogës. Ky fakt u bë i ditur sot në një konferencë për mediat nga drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Dritan Meta, u emërua shef në Kurbin më 21 mars 2023, pas largimit të  Përparim Allmucës.

Rrumbullaku: Megaoperacioni “Flakë në det”, hetimet e kryera dhe veprimet e sotme, konfirmojnë vendosmërinë e Policisë, për të luftuar në bashkëpunim me partnerët krimine organizuar, por edhe përforcojnë këmbënguljen tonë për t’u vetëpastruar nga çdo individ, i cili uniformën e Policisë e përdor në shkelje të betimit të tij, duke mos i shërbyer shërbyer ligjit, shoqërisë, mbrojtjes së jetës dhe të drejtave të qytetarëve.

Duke përfituar nga rasti, i bëj thirrje çdo qytetari, që të mos hezitojë të informojë për çdo veprim të punonjësve të Policisë në shkelje të detyrës, pasi vetëpastrimi në radhët e Policisë së Shtetit, nuk është për ne një fushatë, por një prioritet dhe një proces i pandërprerë për të ndërtuar një Polici me integritet të lartë moral e profesional, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor.

Ditën e sotme SPAK ka ndërmarrë një operacion i cili po zhvillohet në disa qytete: Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin.

Masa “arrest me burg” është lëshuar për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guxo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.

Këta persona akuzohen për trafik droge.

Sakaq, Gëzim Çela, banesa dhe lokali i të cilit u rrethuan sot nga policia, është një emër mjaf i njofur për policinë.

Ai akuzohet  për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Ai ka qenë më herët subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.

Aktiviteti i Çelës ka nisur pak më herët se në vitin 2014 kur në bashkëpunim me persona nga Kosova kanë krijuar një rrjet të trafikimit të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Kosovës dhe Shqipërisë për ta shpërndarë më pas në të gjithë Europën dhe më tej.

 

 


Shtuar 9.10.2023 19:30