Sharon Stone është një nga femrat që ka dëshmuar se nuk i interesojnë vitet që ikin.
Përkundrazi, duket se në moshën 65-vjeçare ndihet më mirë se kurrë me veten dhe këtë e dëshmon në çdo postim të saj.
Ajo nuk ngurron të fotografohet me veshje të hapura apo edhe me rroba banje, duke i treguar audiencës se edhe në këtë moshë ruan një trup veçanërisht në formë.
Kësaj radhe, ylli i Hollivudit ka postuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, në të cilën pozon para pasqyrës.
Ajo ka veshur bikini jeshile me print leopardi, syze dielli dhe siç ka shkruar postimin e saj, “ajo është gati për verën”.
View this post on Instagram