Sara Gjordeni ka vendosur të mos marrë pjesë në sezonin e tretë të spektaklit të njohur Ferma VIP. Lajmin ajo e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shpjegoi se i ishte ofruar menjëherë pjesëmarrja sapo doli nga Big Brother VIP Albania, por vendosi të refuzojë ftesën.
“Edhe pse emri im është përmendur disa herë si pjesëmarrëse e mundshme këtë vit, konfirmoj që nuk do të jem pjesë e spektaklit,” shkroi Sara, duke treguar qartësisht vendimin e saj. Në fund të mesazhit, ajo la të kuptohet se do të rikthehet në ekran, por me një format të ri: “Në ekran do të shihemi pas shumë pak muajsh, por jo me reality.”
Situatë alarmante: 1,700 të vdekur pas 10 ditësh konflikti në Lindjen e Mesme
Situatë alarmante: 1,700 të vdekur pas 10 ditësh konflikti në Lindjen e Mesme
19:07 09/03/26
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
18:10 09/03/26
Ky zhvillim vjen ndërkohë që Ferma VIP 3 ka konfirmuar prezantuesen e saj të re, Arbana Osmani, e cila do të udhëheqë edicionin e ri të spektaklit. Fansat e formatit janë të emocionuar për të parë dinamikat dhe konkurrencën e re.

Sara ka fituar vëmendje të madhe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, ku fituese u shpall Egla Ceno. Me vendimin e saj për të mos u futur në “Ferma VIP 3”, ajo duket se po planifikon një hap të ri profesional, duke krijuar pritshmëri për projektin e ardhshëm që do të sjellë në ekran.
