Safet Gjici u dorëhoq dhe u shkarkua njëkohësisht nga detyra gjatë ditës së sotme pasi doli një video skandal teksa kryente seks oral me një vajzë brenda zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërtheje në meme duke ironizuar ngjarjen në fjalë, e cila krahas peshës politike dhe penale, sigurisht që mbart edhe elementë komik.
Videoja hot e Gjicit filloi të qarkullonte nëpër aplikacionin Ëhats App që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pavarësisht se mbante datën 6 qershor 2023.
Videoja mori dhenë në orët e para të ditës së sotme duke u shpërndarë fillimisht përmes gazetarëve, ndërsa më pas media të ndryshme online filluan të raportonin për një video erotike të një kryebashkiaku pa e përmendur fillimisht Gjicin.
Gjithçka shpërtheu kur u mësua se SPAK kishte nisur një procedim penal për Gjicin duke bërë që tashmë mediat të raportonin me emër dhe mbiemër për kryebashkiakun që bënte seks në zyrën e shtetit.
NDIQNI GALERINË E MËPOSHTME!