FOTO/ Ronela Hajati në një lidhje dashurie, këngëtarja publikon imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën

Zbuloi se ishte në një lidhje dashurie, Ronela Hajati publikon imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën. Këngëtarja e njohur, e cila zbuloi pak javë më parë se ishte në një lidhje dashurie, ka publikuar imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Artistja zbuloi për herë të parë portretin e djalit zeshkan që ka në krahë, por pa zbuluar emrin e tij.

“Profil professional po fotot e zemres aty❤️ mundsisht me nje bonus brenda ????”, shkroi këngëtarja.

Kujtojmë që në muajin korrik Ronela Hajati ka habitur ndjekësit me një postim të papritur në rrjetet sociale ku u shfaq krah mashkullit misterioz, duke ndezur menjëherë spekulimet rreth jetës së saj private.

Në imazh, Ronela shihej në ambiente plazhi duke buzëqeshur krah partnerit, të cilit u kujdes të mos i zbulonte portretin.

Kujtojmë se Ronela Hajati është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, duke zgjedhur të mbajë larg syrit të publikut marrëdhëniet e saj personale.


Shtuar 9.09.2025 11:30