FOTO/ Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut

Vendi ynë ditën e sotme është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Po si paraqitet situata në akset rrugore në veri të vendit?

Burime për Report Tv  bëjnë me dije se në akset rrugore Lezhë-Shkodër-Hani Hotit, Lezhë-Shëngjin, Ura Bunës – Muriqan, Vau Dejës – Mjedë, Ura Kirit – Guri Zi – Vau Dejës është punuar për pastrimin e kanaleve, kënetave dhe zonave që mbledhin ujë. Aktualisht qarkullimi po kryhet normalisht.

Po ashtu edhe në aksin Vau i Dejës – Pukës – Kalimash (rruga e Kombit) ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve të cilat janë pastruar dhe qarkullimi kryhet pa problem.


Shtuar 14.09.2024 14:16

Tags: , ,