FOTO/ Pse u largua Kozzaku nga TikTok? Zbulohet arsyeja e trishtë

Pas disa javësh mungesë në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka thyer më në fund heshtjen. Personazhi i njohur për energjinë dhe komentet e tij të forta në TikTok e Instagram, kishte zhdukur çdo shenjë aktiviteti, duke ngritur pikëpyetje mes ndjekësve për gjendjen e tij.

Në një postim të fundit në Instagram, Kozaku ka sqaruar situatën, duke treguar se shkëputja ka ardhur si pasojë e disa problemeve serioze në familje. Ai ka zbuluar se disa të afërm të tij kanë përfunduar në spital dhe kjo periudhë e ka ndikuar thellë emocionalisht.

“Kam pasur probleme me familjarë”, shkruan ai me sinqeritet, duke lënë të kuptohet se tërheqja nga rrjetet ka qenë një nevojë personale për t’u përballur me vështirësitë.


Shtuar 30.06.2025 11:31