Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar.
Në njoftimin e shpërndarë për publikun bëhet e ditur se martesa e Princit është kremtuar në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin intim dhe solemn të këtij momenti.


Sipas komunikatës, fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend me rëndësi historike për familjen mbretërore.
Përzgjedhja e këtij ambienti lidhet edhe me trashëgiminë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, me origjinë hungareze, e cila sipas njoftimit mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë së familjes mbretërore shqiptare.

Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
Njoftimi është bërë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar në Tiranë, më 15 mars 2026.
