Policia e Librazhdit ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e policisë kanë kryer kontrolle në banesën e shtetasit Q. Sh., në fshatin Koshorisht. Gjatë kontrolleve në këtë banesë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për pronarin e kësaj banese, shtetasin Q. Sh., 80 vjeç, prokurori i rastit, për shkak të moshës, kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/Albeu.com /