Protestuesit që janë mbledhur para bashkisë së Tiranës kanë hedhur shishe me molotov drejt godinës së bashkisë.
Siç shihet edhe në video, molotovët shpërthyen në flakë para dyerve të Bashkisë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.
Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.
Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës.
Policia njoftoi qytetarët se prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Kjo e sotmja është protesta e pestë para bashkisë së Tiranës. Protesta e 26 prillit, u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. /albeu.com