FOTO/ “O jetë, po vjen…” – Egli Tako paralajmëron një tjetër bashkëpunim surprizë

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka bërë së fundmi disa postime në “Instastory” që menjëherë kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë projekti i ri i saj muzikor.

Artistja e njohur për zërin e saj të veçantë dhe interpretimin emocional, ka zbuluar se kënga e ardhshme do të jetë një bashkëpunim me një tjetër emër të muzikës.

Egli ka vendosur që të mos tregojë detaje rreth partnerit që do t’a shoqërojë në këtë këngë, por fansat tashmë kanë nisur të hedhin hipoteza dhe të presin me padurim surprizën e saj.

“O jetë, po vjen kënga e radhës”, ka shkruar Tako në postimin e saj në “Instastory”, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Ky projekt shënon një hap të ri në karrierën e saj, pas shkëputjes nga menaxhimi i këngëtares Fifi, me të cilën më parë kishte bashkëpunuar ngushtë.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje për arsyet e ndarjes profesionale, duket se Egli është e vendosur të ndjekë rrugën e saj në mënyrë të pavarur dhe të sjellë risi për publikun.


Shtuar 16.06.2025 13:58