Lajmi për vdekjen e dy turistëve italianë në Sarandë ka bërë jehonë në mediet italiane.
Il Mattino shkruan: Drama në Shqipëri. Dy turistë italianë, Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 32 vjeç, me origjinë nga Pozzuoli, humbën jetën sot në një aksident rrugor.
Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale përmes një komunikate. Rreth orës 3 të mëngjesit, dy italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar (17 vjeç), pa leje drejtimi i preu papritur rrugën. Kështu bën të ditur policia shqiptare.
Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në makinë me të përfunduan në spital.
Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë po ndjek me vëmendjen maksimale rastin, sipas asaj që mësohet më pas.
DINAMIKA DHE HETIMET
Nga përplasja, trupat e dy turistëve italianë mbetën poshtë automjetit dhe u nxorën vetëm më vonë nga shpëtimtarët. Dy të rinjtë italianë humbën jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda që morën.
Nga ana tjetër dy të miturit mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë dhe janë shtruar në spitalin e Sarandës për analiza. Dinamika është ende në rikonstruksion dhe policia po heton rastin./Albeu.com/