FOTO/ Ndërtime me beton brenda zonës muzeale, ç’po ndodh te Kalaja e Ali Pashë Tepelenës?

Në pamje të publikuara në rrjetet sociale nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, shihet se si brenda kalasë së Ali Pashë Tepelenës kanë nisur ndërtimet me beton brenda zonës muzeale.

Në postim thuhet se një ngjarje e tillë vjen pas restaurimeve pa kriter dhe konsulta me specialistë të fushës, ndërsa theksohet se kjo kala po humbet tashmë gjurmët historike.
“Keto foto te derguara prane Forumit nga banore te Tepelenes tregojne realitetin e trishte te kalase se Ali Pashe Tepelenes.
Pas “restaurimeve” pa asnje kriter shkencor, pa konsulta me specialistet e monumenteve, pa germime arkeologjike, tashme kane filluar ndertime me beton brenda zones muzeale. Dukshem kjo kala historike po humbet cdo gjurme historike nga indiferenca zyrtare e ministrise se Kultures dhe institucioneve te tjera.”


Shtuar 3.11.2024 15:23