FOTO/ Merr formë Parlamenti i ri i Shqipërisë, ja si ndahen mandatet mes PS dhe PD! Partitë e reja sigurojnë ulëse

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 82 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 52 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate.

Më pas, vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia me nga 1 mandat.


Shtuar 12.05.2025 21:46