FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin

Nuk kishte si çifti i njohur dhe shumëpreferuar i publikut shqiptar, Luiz Ejlli e Kiara Tito të mos na surprizonin me momente të ëmbla nga dita e Shën Valentinit.

Nëpërmjet një Instastory Kiara na ka zbuluar se Luizi i zgjodhi asaj si dhuratë një byzylyk tenis elegant dhe plot sharm.

Kujtojmë se dashuria e dyshes romantike filloi në ambientet e shtëpisë së “BBVA2” dhe që nga ajo ditë ndjenja e tyre ndaj njëri-tjetrit sa vijnë dhe shtohen.

Sot ata shijojnë martesën dhe jetesën së bashku me të ëmblën e tyre Luna Mari.


Shtuar 14.02.2025 14:31