FOTO/ Limi harron Albën! Pak ditë pas ndarjes këngëtari “hidhet” në krahët e një tjetër femre

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani para 3 ditësh u mësua se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, dhe secili vijoi në rrugën e tij.

Lajmin e ndarjes e bëri publik vetë Alba përmes një postimi të bërë në rrjet. Teksa mes rreshtash ajo shkruante se pas këtij vendimi jo dhe aq të mirë për të, do mundohet që ta marrë veten dhe të mbledhë forca për të vijuar pa Limin në krahë. Ky i fundit mesa duket e ka kapërcyer goxha lehtë ndarjen.

Së fundmi këngëtari ka postuar krah një femre tjetre. Të pranishëm në festën e madhe e cila organizohet në bregdetin e Shëngjinit, “UNUM Festival”, Limi ka postuar foto i lumtur me vajzën jo pak të njohur në rrjet, Endi Cini.

Kujtojmë se romanca e Limit dhe Albës filloi gjatë rrugëtimit të tyre ne spektaklin “Ferma VIP2” e pas këtij formati ata zgjodhën që ta vijonin njohjen dhe jashtë kamerave.

I papritur ishte lajmi i ndarjes së tyre, pasi dyshja në fjalë dukeshin goxha të lumtur me njëri-tjetrin dhe ishin një ndër çiftet më të preferuar të kohrave të fundit, të cilët nisin romancën e tyre para kamerave.


Shtuar 12.06.2025 13:53

Tags: ,