Sikur të mos mjaftonte fakti se po bën shpenzime “të çmendura” për të organizuar një takim në Nju Jork, ku shumica e të pranishmëve do jenë “të përzgjedhur”, kryeministri Edi Rama ndoqi mbrëmë një ndeshje basketbolli në Nju Jork.
Burimet thonë se Rama ndoqi ndeshjen e NBA mes ekipeve ‘New York Knickers’ dhe ‘Indiana Pacers’.
Kjo ishte një ndeshje e shumëpritur dhe në stadiumin plot, biletat ishin të kripura.
